Mirë se vini në Misaweb.eu

Këtë sito ja dedikoj shoqërisë të rinisë time, shoqeve dhe shokëve të periudhës tonë më të bukur, atë të viteve 70. Jeta na ndau, hallet na shpërndanë nëpër botë por dëshira për të qënë pranë na është rritur. Le të shërbejë ky sito që me Librat, fotot, këngët dhe humorin që përmbledh, ta mbajë gjallë dhe ta forcojë shoqërinë tonë

Me dashuri dhe respekt       Petrit Misa

Librat tanë

Përmbajtja:

Jemi ne, shoqet dhe shokët e viteve 70 që, me kujtimet tona,  krijojmë përmbajtjen e librave.Është jeta jonë e përditshme e atyre viteve që reflektohet nëpër këto  shkrime. Libri shtë pjesë e biografisë të një grupi shoqëror e dokumentuar me fotot, me këngët dhe me humorin e tij

Personazhet :

 Jemi ne personazhet e librave, jemi ne ata të cilët marrin pjesë nëpër zborre e aksione nëpër festa dhe eskursione.

 

Bukuria e leximit të librave

Leximi në WEB e bën librin interaktiv dhe të larmishëm. Udhëtimi përmes episideve  është çlodhës dhe tërheqës, i shoqëruar me poezi, foto,  muzikë  dhe me humor, të cilat bëjnë pjesë në përmbajtjen e librit  dhe i japin atij jetë, dhe dinamikë. Janë ato që krijojnë variacion dhe lexim të këndëshëm të librit.

Me anën e kësaj faqeje, informojmë lexuesit tanë mbi të rejat që lidhen me botime, promovime të librave si edhe për takime, diskutime dhe mendime për libra të rinj.

Lajmërime dhe informacione

Misaweb.eu, ofron mundësinë e shkarkimit të librave në formatin pdf dhe epub. Gjithashtu jep mundësinë e leximit të tyre në WEB, pa qënë nevoja e shkarkimit të librit në celular apo në kompjuter.

Shërbime

Pyetje të përgjithëshme

Si mund ti lexoj librat e publikuara në Misaweb.eu

Ofrojmë 3 mënyra për leximin e librave:

1. Në rastin kur në dispozitivin tuaj PC ose celular keni të instaluar aplikacionin "Acrobat Reader" rekomandojmë të shkarkoni librin në formatin pdf, në kartelën Dokumenti të dispozitivit.

2. Në rastin kur në dispozitave tuaj, keni të instaluar një aplikacion për leximin e Librave të tipit EBook, rekomandojmë shkarkimin e librit në formatin Epub.

3. Në rastin kur nuk keni të instaluar asnjë nga aplikacionet e mësipërm, leximin mund ta  bëni direkt në sito në Dritaren e dedikuar për lexim.

Si mund të lexoj librat e mbrojtura nga password?

Ndalimi i leximit të lirë apo shkarkimit të lirë të librave mund të ketë motive të ndryshme. Për këtë arësye, ju lutem të na kontaktoni përmes modulit të paraqitur më poshtë.

Ku mund ti blej librat e publikuara në këtë sito?

Sìto Misaweb.eu nuk ofron një shërbim komercial. Librat në formatin elektronik janë pa pagesë. Në rastet e botimit të librave, mundet të merni njoftim në faqen tonë të informacionit.

Përshtypje:

I have been a customer of Misaweb.eu for a while now, and I must say that their selection of reading material is impressive. ”

[Giovanni Doria]

 Na kontaktoni

Ju lutem, mos hezitoni të na kontaktoni për çdo pyetje apo sqarim. Është kënaqësia jonë që tju informojmë për gjithçka.

Posizioni

Misaweb.eu
Cesano Boscone, Milano, Italia